Princi saudit i shpërblen me nga një Rolls Royce lojtarët arabë që mposhtën Argjentinën

Arabia Saudite e gëzoi botën arabe me fitoren e paimagjinueshme ndaj Argjentinës në Kupën e Botës”Katari 2022”.

Ata i befasuan Albicelestët të martën me rezultat 2:1, duke e përmbysur epërsinë që latinët e kishin siguruar përmes Lionel Messit.

Sipas raportimeve nga Harian Metro, në nderim të suksesit të ekipit kombëtar, Princi Mohammed bin Salman Al Saud i Arabisë Saudite raportohet t’ua ketë dhuruar secilit lojtar të kombëtares nga një Rolls-Royce Phantom.

Për më tepër, pas kësaj fitoreje, qeveria ka njoftuar se do të kenë festë nacionale.

Lexo edhe:  Shqiponjat fluturojnë drejt Parisit, Bad News Eagles mposhtin ekipin e dytë më të mirë në botë