Prej tre ditësh pa kontakte me familjen, kjo është policja e zhdukur në Kosovë

Një zyrtare e Policisë së Kosovës u raportua e zhdukur nga familjarët e saj në Rahovec.

Ajo të dielen u largua nga shtëpia dhe që prej asaj dite nuk ka pasur kontakt me familjarët.


Ky rast u konfirmua edhe nga autoritetet policore, që thanë se kanë nisur tashmë hetimet.

Mediat raportojnë se bëhet fjalë për zyrtaren policore Valdete Jakupi, e cila u denoncua e zhdukur nga vajza e saj.

Lexo edhe:  Këta janë dy burrat e familjes Ibishi në Burrnik të Ferizajt që u rrahën mes vete për pronë, njëri 62-vjeç e tjetri 71!