Prangoset shtetasi i Maqedonisë së Veriut, i ofroi ryshfet policisë për të mos e gjobitur në trafik

Është arrestuar një shtetas i Maqedonisë së Veriut, për shkak se dyshohet se u kishte ofruar ryshfet policisë së Kosovës.

Prangosja e tij u bë në fshatin Zajm të Klinës, mëngjesin e së mërkurës.

Sipas raportit të policisë, ai ryshfetin e kishte ofruar që të mos i shqiptohet gjobë në trafik.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lexo edhe:  Gruja nga Mitrovica e denoncon në polici burrin dhe prindërit e tij – thotë se po ushtrojnë dhunë psikike ndaj saj