Postoi foton e tyre duke u puthur pas shumë vitesh, Soni Malaj ka diçka për t’i thënë Flori Mumajesit
Para pak javëve Flori Mumajesi u kthye shumë pas në kohë duke ndarë në mediat sociale foton e famshme të tij duke u puthur me Soni Malajn në “Kënga Magjike”, duke e krahasuar me puthjen e Kiarës me Luizin.
E ftuar sot në “S’e Luan Topi”, Soni Malaj ka komentuar këtë postim.
“Ka qenë diçka shumë e sinqertë sepse ne atëherë nuk bënim gjëra për showbiz. Dhe e ka rikujtuar, ndoshta për të bërë një analogji, që edhe Luizi me Kiarën kanë një dashuri të bukur, ndoshta edhe të sinqertë siç kemi pasur edhe ne atëherë.”- tha Soni.
Duke u ndalur më tej te raporti me Florin këngëtarja tha tani janë miq e i bashkon muzika.
“Unë me Florin kemi qenë shumë miq më përpara, ndodhi pastaj një romancë dhe pas asaj iu rikthyem dashurisë sonë të parë që është muzika si miq, gjithmonë si miq. Kemi vazhduar jetët tona. Unë me Florin tashmë jemi miq dhe edhe vetë e kemi harruar atë gjë. Madje edhe publiku si rrjedhojë. Unë me Florin nuk është se flasim për… Thash në jetët tona ne kemi mbetur miq, kontaktohemi herë pas here, i themi njeri-tjetrit “Si je”. Mund të marrim ndonjë mendim përsa i përket gjërave muzikore.”- u shpreh ajo