Popoviq dënohet me 6 muaj burg dhe dëbim nga Kosova për 2 vjet

Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës Themelore që Ndihmësdrejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Igor Popoviq, të dënohet me 6 muaj burgim dhe me dëbim nga Kosova.

Siç njofton KlanKosova, prokurorja e rastit ka kërkuar që dënimi me burg atij t’i zëvendësohet me gjobë prej 3 mijë euro.

Ndërsa masa për dëbim nga Kosova të vlejë për 2 vjet.

Marrëveshja është pranuar nga Gjykata ndërsa shpallja e dënimit do të bëhet në orën 14:00.

Gjykata Themelore në Prishtinë zhvilloi sot një seancë dëgjimore ku u shqyrtua marrëveshja e arritur mes Prokurorisë Speciale dhe Igor Popoviqit për pranimin e fajësisë.

Popoviq, ndihmësdrejtor në Zyrën për Kosovën në qeverinë serbe, ka pranuar fajësinë për veprën penale që i ngarkohet.

Ai u arrestua muajin e kaluar nga Policia e Kosovës pas një fjalimi të mbajtur në Hoçë të Madhe të Rahovecit, ku, sipas aktakuzës, kishte përdorur gjuhë nxitëse kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe komuniteteve të tjera etnike.

Lexo edhe:  Lajm i mirë: 3 policët e kidnapuar nga Serbia pritet të vizitohen nga një zyrtar i Kosovës