Politikani në Serbi i vë flakën vetes para stacionit të policisë
Këshilltari i opozitës në Kuvendin e Topoles në Serbi, D. M. (53), ka spërkatur benzinë mbi vete dhe i ka vënë flakën para komisariatit mbrëmë vonë.
Ai u ndihmua shpejt dhe mbijetoi, megjithatë, në gjendje të rëndë shëndetësore, me djegie të rrezikshme për jetën.
Dje është mbajtur seanca e kuvendit komunal dhe në orët e vona të mbrëmjes, ky këshilltar ka dalë para stacionit policor i ka vënë flakën vetes.
Dyshohet se fillimisht ka qëndruar aty pranë për disa orë dhe më pas ka vendosur për këtë akt.