Policia shqipton mbi 1 mijë e 400 gjoba dhe heq 9 patentë shoferë brenda një jave në Ferizaj

Policia Rajonale e Ferizajt gjatë javës që kaloi, nga data 19 deri më 25 gusht 2024,  ka shqiptuar gjithsej 1429 gjoba kundërvajtëse dhe ka hequr 9 patentë shoferë për shkeljet më të rënda.

Në të njëjtën periudhë janë raportuar gjithsej 37 aksidente, nga të cilat 14 kanë rezultuar me lëndime, duke lënë të lënduar 19 persona, ndërsa 23 të tjera kanë qenë aksidente me dëme materiale.

Policia Rajonale e Ferizajt ka deklaruar se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara me synimin për të parandaluar aksidentet në komunikacionin rrugor. Shoferët janë apeluar të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e trafikut.

“Gjithashtu, qytetarët janë ftuar të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo kundërvajtje në stacionin më të afërt të policisë, përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” ose në numrat e kujdestarisë: 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406. Policia siguron qytetarët se të dhënat e tyre do të mbrohen në konfidencialitet të plotë”, njofton policia.

Lexo edhe:  Konkursi për policë: Publikohet lista e të pranuarve