Policia shpallë në kërkim dy persona në Gjakovë, dyshohen për tentim vrasje

Një ngjarje e rëndë kishte ndodhur me 20 janar në Gjakovë, ku dy persona të panjohur kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës e që tashmë Policia e Kosovës ka identifikuar të dyshuarit dhe po punon për kapjen e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Policia e Kosovës, Sektori Rajonal i Hetimeve në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjakovë, po vazhdon hetimet intensive lidhur me rastin e cilësuar si ‘tentim vrasje’ dhe se ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen dhe lokalizimin e të dyshuarve.

Të dyshuarit sipas Policisë janë, Simon Tahiri, banues në fshatin Dol dhe Enrik Berisha, banues në fshatin Jahoc të Gjakovës.

Lexo edhe:  Gjendet pa shenja jete një 28-vjeçar në Gjilan, Policia nis hetimet për vdekjen e tij