Policia shpall person në kërkim istogasin e dyshuar për dhunim

Policia rajonale e Pejës po kërkon bashkëpunim me qytetarët, për kapjen e një personi të dyshuar për dhunim. Personi i kërkuar është Mazllum (Sadri) Brahimaj i lindur më 01.04.1970 nё Kashicё-Istog. I pandehuri është i kërkuar për veprën penale “DHUNIM”.

“Policia e Kosovës – Drejtoria rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime të tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë Themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët”, thuhet në njoftim. .

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkëngjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërojë në stacionin më të afërt policor.

 

Lexo edhe:  Video-incizohet dhunimi i një vajze të mitur në Suharekë, Policia jep detaje