Policia shpall në kërkim Ujkan Metajn, u arratis para gati dy javësh nga Dubrava

olicia e Kosovës ka shpallur në kërkim Ujkan Metajn, i cili u arratis para gati dy javësh nga Burgu i Dubravës, raporton Express.

Në faqen zyrtare, Policia ka publikuar fotografinë e tij me shënime tjera, derisa ka kërkuar nga të gjithë ata që kanë informacion për vendndodhjen e tij, ta kontaktojnë policinë.

 “Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj  për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personi i kërkuar është: Ujkan (Rexhep) METAJ  i lindur me 15.09.1988 nё fshatin Shushicё e ulёt-Istog. I pandehuri është i kërkuar për veprën penale: “ Arratisja e personit tё privuar nga liria””, thuhet në kërkesë.

Gjykata Themelore në Pejë gjatë 2019 e kishte dënuar me pesë vjet burg, të akuzuarin Ujkan Metaj, pasi i njëjti e kishte pranuar fajësinë se e kishte ndihmuar tani të ndjerin Kamer Metaj, për të kryer grabitjen e bankës në Istog, ku si pasojë e kësaj, ishte vrarë polici Izet Demaj. Apeli ia kishte shtuar edhe dy vjet, e që në plotëni ai për këtë rast u dënua me 7 vjet burgim.

Lexo edhe:  Gjykata shpall aktgjykimin, 62 vjet burgim për të akuzuarit për rastin e dhunimit të 11-vjeçares