Policia shpall në kërkim personat në foto
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sektori i Hetimeve i Stacionit Policor në Prizren me qëllim identifikimit dhe lokalizimin të tyre lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Sipas policisë personat kërkohen, për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë se huaj ” e cila ka ndodhe me 19.04.2024 në rrugën “William Woker ” në Prizren, shkruan Lajmi.net
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të kërkuar në foton e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.