Policia shpall në kërkim 31-vjeçarin nga Peja, dyshohet për dhunë në familje
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin dhe arrestimin e një personi të kërkuar për vepra penale “Lёndim i rёndё trupor” dhe “Dhunё nё familje”.
Bëhet fjalë për 31-vjeçarin Egzon Berisha nga Peja, i cili po kërkohet për veprat e përmendura më lartë.
Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkëngjitur, të lajmërojë policinë apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.