Policia sekuestron 91 kg duhan dhe 27 mijë filtra cigaresh

Policia e Kosovës dhe Njësia Anti-kontrabandë e Doganës kanë zbuluar një rast kontrabande, duke identifikuar një lokacion që shërbente si pikë grumbulluese mallrash të paligjshëm.

Gjatë kontrollit janë sekuestruar 27 mijë filtra cigaresh, 91 kg duhan të gatshëm për treg dhe 700 poça elektrikë.

Mallrat janë dorëzuar tek Dogana për procedurat ligjore.

Lexo edhe:  Shqipëria krijon forcën e rezervistëve