Policia rrethon Komunën e Mitrovicës, dikush e la një çantë në oborrin e saj

Polica e Kosovës ka rrethuar objektin e Komunës së Mitrovicës.

Aty janë vendosur shiritat që ndalojnë qarkullimin e njerëzve dhe automjeteve, shkruan Jepi zë.

Nga pamjet e dërguara në “Jepi zë” shihet se aty është lënë një çantë që shërben për udhëtim.

Ende nuk dihet se çfarë ka brenda por Policia tashmë ka marrë masat.

“Jepi zë” do ju mbajë të informuar

Lexo edhe:  “Pushteti po bën filma me rastin Dehari, kam qenë si kokë-turku” Topalli flet pas shkarkimit