Policia publikon pamjet e automjeteve dhe autoblindave të reja

Policia e Kosovës është pajisur me autoblinda dhe automjete të tjera të blinduara.

Kështu ka njoftuar policia përmes një njoftimi në Facebook, duke publikuar pamjet.

“Policia e Kosovës njofton se ka planifikuar edhe furnizimin me pajisje policore, përfshirë furnizimin me automjete, të cilat shërbejnë si mjete bazë për përmbushjen misionit të PK-së

Përveç furnizimit me automjete të rregullta patrulluese, Policia e Kosovës konform procedurave të parapara ligjore tani është furnizuar edhe me disa automjete policore të blinduara dhe disa autoblinda, të cilat shërbejnë për nevojat e Policisë së Kosovës.“

Lexo edhe:  Zvicër: 14 vjet burgim për gruan nga Kosova, tentoi ta mbyste burrin me kabllo