Policia porosit koktej me pije e ushqim në vlerë 40 mijë euro
Policia e Kosovës ka hapur një tender në vlerë 40 mijë euro për furnizim me ushqim dhe pije – Koktej. Me këto para janë paraparë të blihen disa lloje të pijeve, ushqimit dhe sallatave.
Disa lloje të pijeve dhe ushqimit do të jenë në tryezën e Policisë së Kosovës.
Për blerjen e tyre është shpallur një tender në vlerë 40 mijë euro, shkruan Demokracia.com.
“Furnizim me Ushqim dhe Pije – Koktej – Ritender 2. Vlera e parashikuar e kontratës: 39,999.24 euro. Lënda e kontratës ka të bëjë me furnizimin me ushqim dhe pije për koktej sipas nevojave të autoritetit kontraktues”.
Në dosjen e tenderit është treguar se kompania fituese ka për obligim furnizimin/servimin e koktejit.
“Kompania fituese ka për obligim furnizimin/servimin e koktejit aty ku kërkohet nga Autoriteti Kontraktues në gjithë teritorin e Kosovës, stafi i kompanisë duhet të jetë prezent deri në përfundimin e koktejit”.
Afati i kryerjes së furnizimit/servimit është 24 orë nga momenti i marrjes së porosisë nga Autoriteti Kontraktues.
Po ashtu, thuhet se produktet e sjella duhet të jenë të fresketa dhe brenda limiteve të afatit të përdorimit.
“Kompania fituese ka për obligim të sjellë pjesë të inventarit dhe pajisje tjera të nevojshme për gastronomi: shankerica, karrike, mbulesa për tavolina ngjyrë të bardhë, pjata (porcelanit/qelqit), gota të qelqit, piruna inoks, thika inoks, të cilat pas përfundimit të koktejit duhet të tërhiqen nga kompania konform kërkesave të Autoritetit Kontraktues. Kompania fituese duhet të posedojë automjetin e veçantë me klimatizim për transportin e artikujve ushqimor (për artikujt që duhet të servohen të nxehta dhe për artikujt që duhet të servohen të ftohta)”.
Disa nga produktet që do të servohen në koktejin e Policisë janë:
Pije freskuese joalkoolike me shije portokalli.
Pije freskuese joalkoolike me shije limoni.
Langje molle
Langje portokalli
Langje vishnje
Pije freskuese joalkoolike
Pije freskuese joalkoolike me shije portokalli
Pije freskuese jo alkoolike me lëng portokalli nga koncentrati.
Pije freskuese joalkoolike me shije limoni.
Langje molle
Langje portokalli i përgatitur nga lëngu i koncentruar i portokallit.
Biskota me çokollatë
Miell gruri, sheqer, vaj vegjetal palme, vezë të freskëta 5,6% deri 5.9%, niseshte gruri, kakao
Mantia me djath & mish, Mantia me djath ose me mish,
Sallam pule & zogu, Sallam e pervluar nga mishi i Zogut.
Lajthia, Lajthi të thata në paketim
Fisteka, Fistek në paketim
Badem, Badem i thate ne paketim
Kikirikë, Kikirik në vakum të pjekura dhe të kriposura