Policia po kryen bastisje në veri në 3 lokacione

Sapo janë kryer tri bastisje në territorin e Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit lidhur me ngjarjet në Banjskë

Bëhet të ditur se cak i bastisjeve kanë qenë pronat e bashkëpuntorëve të Milan Radoiçiqit.

Këto bastisje janë kryer në Zveçan, në afërsi të Spitalit të Mitrovicës dhe në lagjen të Boshnjakëve.

Ky operacion i sotëm është vazhdimësi e kontrolleve që janë bërë në kuadër të hetimeve për grupin e Milan Radoiçiqit për sulmin e Banjskës.

Lexo edhe:  E tmerrshme: Vajza 10-vjeçare në Gjakovë dyshohet se është dhunuar seksualisht nga disa persona