Policia parandalon kontrabandën, konfiskon 40 Iphone që po futeshin nga Serbia në Kosovë

Policia e Kosovës, respektivisht njësitë e Policisë Kufitare – Veri, me qëllim të luftimit dhe parandalimit të kriminalitetit dhe dukurive të tjera negative, kanë intensifikuar angazhimet operative dhe ushtrimin e autorizimeve policore në terren.

 

Si rezultat me datën 31.10.2023 rreth orës 10:25, gjatë kontrollit kufitar, në hyrje të pikëkalimit kufitar Bërnjak, në automjetin Audi ngjyrë hiri me targa të Serbisë, me vozitës S. E., (viti i lindjes 1970), është gjetur një sasi e mallit të fshehur që dyshohet të jetë kontrabanduar:

• 20 IPHONE 14;
• 10 IPHONE 14 PRO;
• 10 IPHONE 14 PRO MAX.

Me autorizim të prokurorit të Shtetit malli i kontrabanduar konfiskohet dhe i dorëzohet Doganës së Kosovës për veprime të mëtutjeshme hetimore.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në menaxhimin dhe kontrollin efikas të kufirit shtetëror dhe parandalimin e veprave penale dhe kontrabandës në përgjithësi.

Lexo edhe:  Dhëndri i shkon mikut për vizitë dhe e rrah, përfundon në pranga