Policia organizon sot ushtrim fushor pranë Aeroportit

Policia e Kosovës sot do të mbajë ushtrim fushor ndërinstitucional tek terminali doganor, pranë Aeroportit të Prishtinës.

Ushtrimi është njoftuar të nisë në ora 09:00.

Siç thuhet në njoftim, qëllimi i këtij ushtrimi është sigurimi i një reagimi efektiv duke simuluar skenarë të ndryshëm.

Ky aktivitet, është paraparë të përfundojë rreth orës 13:30.

”Me datë 5 Qershor 2024 afër Aeroportit të Prishtinës, (terminali doganor) nga ora 09:00 është paraparë të mbahet një Ushtrim Fushor Ndërinstitucional. Qëllimi i ushtrimit fushor është praktikimi i koordinimit midis institucioneve -agjencive duke simuluar skenarë të ndryshëm për të siguruar një reagim efektiv. Policia e Kosovës informon opinionin dhe mediat se ushtrimi fushor përfundon rreth orës 13:30, falënderon qytetarët për mirëkuptimin e treguar gjatë zhvillimit të aktiviteteve të tilla dhe ri-konfirmon angazhimin e institucioneve për të mbajtur një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë”, thuhet në njoftimin e plotë të Policisë së Kosovës.

Lexo edhe:  Rikthehet moti i ligë, shi e shkarkime rrufesh gjatë fundjavës