Policia nis hetimet për grafitet në Mitrovicën e Veriut
E ashtuquajtura “Brigada Veri” ka vazhduar me krijimin e grafiteve të reja në Mitrovicë të Veriut.
Përmes tyre, serbëve u kërkohet që siç thuhet “të tregojnë rezistencë më 21 nëntor”, ditën kur do të fillojë shqiptimin e gjobave për shoferët që nuk i kanë konvertuar targat e tyre në RKS.
Në lidhje me këtë, për Klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, ka thënë se policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për hetim dhe procedim të mëtejmë lidhur me grafitet.
“Me datë 13.11.2022 gjatë natës, në zonën e drejtorisë rajonale të Mitrovicës Veri, janë hasur disa grafite me mbishkrime të ndryshme në gjuhen serbe. Policia e Kosovës, me njësitet e saj ka ndërmarr veprimet e nevojshme policore, për hetim dhe procedim të mëtejmë, lidhur me grafitet e shkruara në disa mure dhe rrugë”, ka thënë Kelani.