Policia nis hetimet për disa shkrime te nxitjes së urrejtjes në Zveçan

Policia e Kosovës ka nisur hetimet pasi gjatë patrullimit panë në muret e disa shtëpive shkrime nxitëse së urrejtjes në Zveçan.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që të iniciohet rasti dhe të vazhdohet me hetime.

“Zveçan 21.09.2023 – 12:05. Njësitë policore gjatë patrullimit kanë vërejtur se nga i/të dyshuar deri më tani të panjohur, në muret e disa shtëpive janë bërë disa mbi shkrime me motive të nxitjes së urrejtje. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që të iniciohet rasti dhe të vazhdohet me hetime”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  Reshje shiu, shkarkim rrufesh dhe breshër: Ky është parashikimi i motit për sot