Policia në Vushtrri realizon kontrolle në shkolla: Gjen thika, maska, cigare dhe gjera tjera

Në kuadër të veprimeve dhe masave parandaluese për ofrimin e sigurisë në shkolla, zyrtarë policor në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri, gjatë ditës së djeshme me datë 17.10.2024 kanë zbatuar masa dhe kontrolle sigurie në shkolla.

Mbi bazën e vlerësimit me qëllim të parandalimit janë zbatuar masa sigurie përmes urdhër- kontrollit në bazë urdhëresës së lëshuar nga Gjykata kompetente me ç raste janë kontrolluar mbi 3400 nxënës, të shkollave të mesme të ulëta dhe të larta në Vushtrri.


Gjatë kontrollimit në posedim tek nxënësit brenda hapësirave të shkollave janë gjetur dhe sekuestruar, një (1) thikë, dy (2) cigare elektrike, dy (2) maska, dhe dy bankënota nga 200 euro të falsifikuara.

Veprimet policore dhe provat e gjetura materiale i janë paraqitur prokurorit kompetent, ku për dy bankënotat e falsifikuara është iniciuar rast për vepër penale “falsifikim i parasë”.

Policia mbetet e përkushtuar për bashkëpunim të ndërsjellë me autoritet shkollave, në parandalim dhe ofrimin të sigurisë në shkolla.

Lexo edhe:  U vazhdohet paraburgimi tre serbëve të dyshuar për sulmin në Banjskë