Policia në veri të Mitrovicës e kap një veturë me mall të kontrabanduar, ishte e mbushur plot
Në kuadër të detyrave të rregullta, më datë 25.01.2026, rreth orës 15:20, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor Mitrovicë Veri kanë ndaluar për kontroll një automjet me targa vendore në rrugën “Knjaz Milosh”.
Gjatë kontrollit të kryer në automjet, policia ka gjetur një sasi pantallona, për të cilat drejtuesi i automjetit, E.G., nuk ka prezantuar dokumentacionin e nevojshëm në lidhje me mallin.
Sipas procedurave, rasti do të procedohet në Doganën e Kosovës për veprime të mëtejshme dhe trajtim sipas ligjit në fuqi.
Policia e Kosovës ka thënë se do të vazhdojë të kryejë kontrolle të rregullta për të siguruar rendin, ligjin dhe mbrojtjen e të gjithë qytetarëve pa dallim.

