Policia në veri gjen armë dhe municion në një shtëpi të braktisur në Leposaviq

Policia e Kosovës thotë gjatë kryerjes së detyrave të rregullta policore në rajonin e Veriut, ka pranuar informacion se në një shtëpi të braktisur në fshatin Jashanicë, komuna e Leposaviqit, mund të gjendeshin armë.

Pas pranimit të informatës, njësitë relevante policore kanë dalë në lokacion dhe gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar:

– 1(një) pushkë karabin e tipit M48
– 1(një) armë AK-47
– 1 (një) pushk gjuetie
– 1 armë(pistoletë) CZ me dy karikator të zbrazët
– 128 fishekë të kalibrave të ndryshëm

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Lidhur me këtë rast, nuk ka persona të arrestuar, ndërsa rasti mbetet nën hetime.

Lexo edhe:  Ministria del me njoftim për çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme