Policia në Skenderaj konfiskon armë e municion

Gjatë ditës së sotme Policia në Skenderaj, ka realizuar një bastisje dhe ka konfiskuar dy armë dhe municion.

Konfiskimi i armëve dhe municionit vjen si rezultat i angazhimeve operative e hetimore dhe mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme pasi dy të dyshuarit kishin ekspozuar foto në posedim ilegal të armëve, me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar dy armë  dhe municion:

dy  pushkë automatike

katër karikator

100 copë fishekë

disa pjesë të ndryshme të armës


Në cilësi të të dyshuarve  për posedim ilegal të armëve janë arrestuar dy persona,  pas procedurave intervistuese  me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tyre është iniciuar rast për vepër penale ’Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’

Lexo edhe:  Qytetari e denoncon INTEREX-in se po shet proshutë me afat të skaduar, Inspketorët e AVUK i gjejnë në depo sasi të madhe të mishit