Policia në Mitrovicë arreston tre persona për vjedhje të një veture
Rreth orës 10:30, në Stacionin Policor Mitrovicë Jugu është raportuar për një veturë të vjedhur, pronë e një klubi sportiv në Mitrovicë.
Pas një pune intensive, në orët e pasditës, njësitë policore kanë arritur ta lokalizojnë dhe ta ndalin veturën në fshatin Frashër të Mitrovicës.
Tre persona të dyshuar të moshës së mitur, janë arrestuar dhe shoqëruar në stacionin policor.
Pas intervistimit të dyshuarve dhe procedurave tjera, është iniciuar rasti penal ,,Vjedhje e rëndë” ndërsa me aktvendim të prokurorit dy të dyshuar janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa njërit prej tyre i është caktuar masa e ndalimit policor.