Policia në aksion kundër fajdes në rajonin e Gjakovës, 5 të arrestuar deri më tani
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë është duke zhvilluar një aksion kundër fajdes në gjithsej shtatë lokacione, pas hetimeve të zhvilluara se persona të caktuar janë të përfshirë në këtë veprimtari.
Burimet nga Prokuroria kanë njoftuar se deri më tani janë arrestuar pesë persona të dyshuar për përfshirje në këtë vepër penale, të cilët kanë qenë objekt hetimi dhe sot kanë rënë në prangat e Policisë.
Sinjali mëson se bastisjet që janë zhvilluar deri në këto momente në këto lokacione, kanë rezultuar me konfiskimin e veturave, armëve, sendeve me vlerë e provave të tjera që ndërlidhen me rastin.
Të njëjtat burime kanë bërë të ditur edhe detaje të tjera, por për shkak të procesit dhe mospengimit të rrjedhës normale të aksionit, nuk do t’i publikojmë menjëherë.