Policia ndan 2.8 milionë euro për blerjen e armëve dhe pajisjeve speciale
Policia e Kosovës ka planifikuar blerjen e armëve dhe pajisjeve tjera speciale për pjesëtarët e saj.
Në projektligjin e buxhetit i cili sot ka shkuar në Kuvend nga Qeveria, thuhet se për blerjen e armëve gjatë vitit 2024 janë ndarë 2 milionë e 800 mijë euro.
Kaq para ishin planifikuar edhe për këtë vit (2023) e po kaq janë planifikuar edhe për vitin 2025.
Ndonëse nuk janë dhënë më shumë detaje për llojin e armëve dhe pajisjeve tjera speciale që do të blihen, në projektbuxhetin e policisë është planifikuar edhe pajisja me armë për policinë kufitare.
Për këtë departament, policia do të ndajë 800 mijë euro./indeksonline