Policia largon posterat me foton e Radojçiqit që u vendosën në tri komuna në veri, i merr si provë materiale

Policia largon posterat me foton e Radojçiqit që u vendosën në tri komuna në veri, i merr si provë materiale

Policia e Kosovës ka konfirmuar se në tri komunat veriore, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, persona të panjohur kanë vendosur posera me foton e kryeterroristit Milan Radojçiq.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se posterat janë hequr dhe janë marrë si provë materiale, raporton Express.

Rasti po trajtohet për “NXITJE E PËRÇARJES DHE MOS DURIMIT”.

“Leposaviç, Zveçan, Zubin Potok 12-13.09.2024-23:00-10:00. Raportohet se persona të panjohur, në qytetet: Leposavic, Zveçan, Zubin Potok, kanë vënë (ngjitur) postera me foton e Milan Radoicic dhe me përmbajtje të nxitjes së përçarjes dhe mos durimit. Posterat janë marre si prove materiale. Lidhur me rastin është informuar prokurori”, thuhet në raport

Lexo edhe:  Sulmi me armë ndaj Top Channel, policia zbarkon në shtëpinë e reperit shqiptar