Policia kontrollon nxënësit në autobusin e fshatrave Doganaj-Greme-Gaçkë, gjen një armë, dy thika, një boks

Policia e Ferizajt e ka kontrolluar mbrëmë autobusin e orës 20:00 që qarkullon nga Ferizaj në drejtim të fshatrave Doganaj-Greme-Gaçkë.

Zyrtarët policorë me uniformë dhe ata me rroba civile kanë kontrolluar udhëtarët, me dyshimin se nxënësit e shkollave të mesme të larta bartin me vete mjete të dyshimta, të rrezikshme, si mjete të mprehta-thika, boksa hekuri e të tjera.

“Gjatë kontrollimit të udhëtarëve, të cilët kanë qenë kryesisht me nxënës, në dyshemenë e autobusit janë gjetur: një armë zjarri, dy thika dhe një ‘’Box hekuri’’, të cilat nuk dihen se kujt i përkasin”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Për të gjitha këto veprime është njoftuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij është iniciuar një rast për hetim “Mbajtje në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armës”.

Kontrollimi i autobusëve urban, sipas Policisë, do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me qëllim parandalimin dhe luftimin e dukurive negative tek nxënësit.

Lexo edhe:  E rëndë për familjen Dobruna në Gjakovë: 51-vjeçari gjendet i vdekur në shtëpinë e tij