Policia kontrollon një shtëpi në Zveçan, kap armë ilegale – shoqërohet në stacion një grua

Në lokacione të ndryshme në veri të vendit, qoftë në kontrolle rutinë apo edhe gjatë aksioneve, Policia e Kosovës arrin të gjejë armë ilegale.

Një rast i tillë është zbuluar edhe dje, në fshatin Jeshevik të Zveçanit.

Siç merr vesh Sinjali, në shtëpinë e një gruaje, Policia ka gjetur armë që mbaheshin ilegalisht.

Sinjalizuesi nga Veriu ka bërë me dije se se Policia bashkë me njësitë përkatëse kanë kryer kontrollet e nevojshme dhe kanë sekuestruar armët dhe gjësende të tjera.

Pas përfundimit të ekzaminimeve të nevojshme, e dyshuara është shoqëruar në stacion policor, ku edhe ka dhënë deklaratën e saj lidhur me rastin.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar hetimi, ndërsa gruaja e dyshuar është lënë e lirë

Lexo edhe:  Shfaqet një sëmundje e rëndë – asgjësohen 32 lopë në Kosovë