Policia konfiskon një armë me 30 fishekë në Vushtrri

Policia në Vushtrri ka ndaluar një automjet në orët e para të së dielës, ku gjatë kontrollit ka gjetur një armë tytë-shkurtër të llojit pistoletë dhe 30 fishekë.

Personi i dyshuar, A.K., 18 vjeç, është arrestuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë:

Policia në Vushtrri konfiskon një armë

Vushtrri, 22 dhjetor 2024

Rreth orës 02:30 të datës 22 dhjetor 2024, policia në Vushtrri ndaloi një automjet dhe, gjatë kontrollit, gjeti një armë tytë-shkurtër të llojit pistoletë dhe 30 fishekë.

Personi i dyshuar, A.K., 18 vjeç, u arrestua dhe u dërgua në stacionin policor. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari u lirua në procedurë të rregullt.

Arma dhe fishekët u konfiskuan si prova materiale, ndërsa ndaj të dyshuarit është iniciuar procedura për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve

Lexo edhe:  Range Rover që u përdor për vrasjen tek Top Channel, iu vodh një kosovari