Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e një të dyshuari për ngacmim seksual
Policia e Kosovës ka treguar se është në kërkim të një të dyshuari për ngcmim seksual, gjë e cila sipas policisë ka ndodhur me 29 nëntor të vitit të kaluar në Prizren.
Në njoftimin e policisë thuhet se nga video regjistrimet e kamerave të sigurisë është siguruar fotografi të dyshuarit , mirëpo deri tani nuk është rezultuar në identifikim i tij.
Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen e këtij të dyshuari, përcjell Klankosova.tv.
Sektori Rajonal i Hetimeve të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën “Ngacmim seksual”. Vepra penale ka ndodhur me datën 29.11.2023 rreth orës 00:00 në “Rrugën e Shkronjave”. Nga video regjistrimet nga kamerat e sigurisë është siguruar fotografi të dyshuarit , mirëpo deri tani nuk është rezultuar në identifikim i tij”.
“Me qëllim të ndriçimit të rastit nga Prokuroria Themelore në Prizren, kemi marr Autorizimin në pajtim dispozitave të nenit 76 prag 2 te KPPRK-së, për publikimin e fotografive të dyshuarit në mediume televizive dhe media sociale, ku kërkohet bashkëpunim-ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, që do të na ndihmonin në identifikim dhe arrestimin e të dyshuarës. Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse kane çfarëdo informate , apo din diçka për vendndodhjen e të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë në Prizren në nr 192 , apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e policisë