Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e personave të dyshuar për vjedhje
Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë kërkesë për bashkëpunim me qytetarët, pas autorizimit të Prokurorisë Themelore, për publikimin e fotografive të disa personave që janë në kërkim.
Sipas njoftimit, dyshohet se më 24 shtator 2025, rreth orës 13:30, në fshatin Bibaj të Ferizajt, disa persona kanë kryer veprën penale “Vjedhje”. Deri më tani, të dyshuarit nuk janë identifikuar.
Policia apelon që kushdo që ka informacione për identitetin apo vendndodhjen e tyre të kontaktojë: stacionin më të afërt të policisë, përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, ose në numrat kujdestarë 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406.