Policia kërkon ndihmë për kapjen e dy personave në Ferizaj, dyshohen për vjedhje të rëndë

Policia ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifikimin, vendndodhjen dhe kapjen e dy personave të dyshuar për vjedhje të rëndë.

Në njoftimin e policisë thuhet se vjedhja për të cilën ata dyshohen, ka ndodhur më 31 gusht të këtij viti, në një lokal në Ferizaj.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të autorizimit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj për publikimin e fotografive të personave në kërkim, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët me qëllim identifikimin, vendndodhjen dhe kapjen e personave të dyshuar,  të cilët dyshohen se kanë kryer ‘’Vjedhje të rëndë ’’ që ka ndodhur me datën 31.08.2024 rreth orës 12:00 në një lokal afarist në Ferizaj”.

“Deri më tani të dyshuarit e kësaj ngjarje nuk janë identifikuar dhe policia rajonale e Ferizajt kërkon nga qytetarët që kushdo që ka ndonjë informacion rreth identitentit të tyre, të lajmërojnë stacionin më të afërt të, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdetarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

Lexo edhe:  “Inspektim i jashtëzakonshëm”, Prokuroria me aksion për ndërtimet në zonën e Brezovicës