Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një personi, publikon foton të turbullt

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët lidhur me identifikimin e një personi të dyshuar për lëndim të lehtë trupor.

Me anë të një komunikate të lëshuar në ‘Facebook’, ata kanë publikuar fotografinë e të dyshuarit, ndonëse të turbullt, për veprën penale ‘lëndim i lehtë trupor’.

“Policia e Kosovës, Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor Prizren, me datën 01.04.2024, ka i iniciuar një rast penal ‘Lëndim i lehtë trupor’, por njëri nga persona e përfshirë në rast nuk është identifikuar ende nga policia”, thuhet në njoftim.

“Në koordinim me organet e drejtësisë, konkretisht me autorizim nga Prokuroria Themelore në Prizren, bëjmë publikimin e personit të dyshuar të përfshirë në rastin e lart-cekur, në mënyrë që në bashkëpunim me qytetarët të bëhet identifikimi i këtij personi”.

“Andaj, lusim ata që mund të kenë njohuri për identitetin e personit në foto, të lajmërojnë policinë në::

– telefonat 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 029 244 -355–Stacioni Policor Prizren

– E-mail adresa: [email protected]

Lexo edhe:  I lindi vajzë, biznesmeni Burim Piraj shpërblen punëtorin me 1 mijë euro