Policia kërkon ndihmë për gjetjen e këtij personi

Policia e Kosovës, ka kërkuar ndihmë në gjetjen e një personi.

Ai dyshohet për “Vjedhje Grabitqare”, ku dhe ka paraqitur fotografinë e të dyshuarit.

“Njësiti i hetimeve të  Drejtorisë së Policisë së Kryeqytetit,  me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e  personit  që shihet në fotografi. I dyshuari kërkohet për përfshirje në një rast, Vjedhje Grabitqare. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, – thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  Prokuroria jep detaje – Ja për çka dyshohet Ridvan Muharremi