Policia kërkon ndihmë në identifikimin e një të dyshuari për vjedhje
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve në identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje në Prishtinë.
Organet e rendit kanë bërë të ditur se për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, qytetarët mund të kontaktojnë policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected].
“Kërkesë për bashkëpunim – identifikim i personit të dyshuar Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi. Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën ‘Vjedhje’”, thuhet në njoftim.

