Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e këtij personi
Policia u ka bërë thirrje qytetarëve për bashkëpunim për identifikimin e një personi të dyshuar.
I dyshuari kërkohet për përfshirje në një rast, lëndim trupor , që ka ndodhur me dtën 06.04.2023, në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë.
“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.I dyshuari kërkohet për përfshirje në një rast, lëndim trupor , që ka ndodhur me dtën 06.04.2023, në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë” thuhet në njoftimin e Policisë.