Policia kap sërish katër të rinj me drogë te “Sunny Hill”, një vajzë dhe tre djem përfundojnë në Polici

Posedimi dhe shitblerja e shpërndarjes së drogës siç duket është dukuri e shpeshtë në festivale. Njësitë e Policisë së Kosovës të angazhuara për zhvillimin e planit operativ për mbarëvajtjen e festivalit “Sunny Hill”, në Prishtinë edhe mbrëmë kanë arritur t’i kapin disa persona me substanca narkotike.

Sinjali ka raportuar edhe dy ditë më herët, ku Policia gjatë operacionit të tyre kanë ndaluar dy persona që u kapën me substanca narkotike të llojit kokainë dhe tableta ekstazi.

Ndërkaq edhe mbrëmë Policia e Kosova ka kapur disa persona të dyshuar për posedim të lëndëve narkotike në festivalin ‘Sunny Hill’.

Një vajzë dhe tre djem – të moshave të reja ranë në prangat e Policisë, në raste të ndara.

Të njëjtit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe procedura tjera.

Lexo edhe:  Eskalon Shefqet Krasniqi: M’dhimbset Shkurta Fejza që s’është fetare, ka me vdek, se ka larg