Policia kap një sasi të konsiderueshme të drogës në autostradë, sekuestrohet e gjitha

Policia ka zhvilluar mbrëmë një aksion në një pjesë të autostradës, që rezultoi me sekuestrimin e një sasie të drogës. Tashmë kanë nisur edhe hetimet e detajuara për rastin.

Siç mëson Gazeta Sinjali, bëhet fjalë për një sasi të konsiderueshme të substancës narkotike, ekstazi.

Ende nuk dihet saktësish sasia e saj, por dihet tashmë se Policia e ka kapur atë, dhe se është duke e hetuar rastin.

Lexo edhe:  Ekskluzive: Ky është i dyshuari që rrahu deri në alivanosje shoqen e tij në Prishtinë – e nxori nga vetura pas një zënke