Policia identifikon shoferin që ‘fluturoi’ rrugëve të Pejës, e dënon me 500 euro dhe ia merr lejen
Nuk janë të rralla rastet kur në Kosovë nuk respektohen rregullat e trafikut dhe rrezikohet jeta e qytetarëve.
Një rast i tillë i shkeljes së këtyre rregullave, madje edhe rrezikimit të pjesëmarrësve në trafik ka ndodhur në Pejë. Me të pranuar videon, Sinjali ka publikuar në rrjetin social Facebook ku edhe ka etiketuar Policinë e Kosovës.
Ky veprim rezultoi të jetë i suksseshëm pasi Policia sot njoftoi se e ka dënuar shoferin me gjobë prej 500 euro dhe heqje të 5 pikëve dhe marrja të lejes së veturës.
“Në bazë të video incizimit të publikuar në rrjetin social nga gazeta Sinjali vrehet një veturë duke u drejtuar me shpejtësi në qytetin e Pejës. Vozitësi i veturës së lartëcekur është identifikuar nga ana e Policisë dhe i njëjti pranon kundërvajtjen e bërë ku deklaron se më datën 25.12.2022 rreth orës 19:30 në rrugën “Mbretëresha Teutë” ka qenë duke drejtuar veturën e lartëcekut në 205 KM/H edhe pse kufirimi ka qenë 40 KM/H”, thuhet në arsyetim.