Policia i kap dy fajdexhi, 38 dhe 19 vjeçarë

Më datë 9 tetor të këtij viti, policia ka pranuar informacion për një rast fajdeje në Prishtinë.

Policia njofton se menjëherë kanë filluar trajtimi i informacioneve si janë ndërmarrë veprimet e nevojshme operativo-hetimore në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin.

Zyrtarët e Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës, kanë identifikuar tre persona të dyshuar lidhur me rastin, dy prej të cilëve janë arrestuar dhe intervistuar sot.

Sipas policisë, personat e dyshuar janë:

– A.F, mashkull 38 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, dhe;

-E.F, mashkull 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës

Ndërkaq, me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Aktualisht hetuesit janë në kërkim të personit të tretë të dyshuar i cili ndodhet në arrati.

Lexo edhe:  “M’i vodhën 15 mijë euro, kursime disa vjeçare”, gazetari denoncon sallonin “Auto Florenti”