Policia i gjen para në euro, franga, dinar e dollar – arrestohet 34-vjeçari në Ferizaj për kontrabnadim me mallra

Policia e Kosovës në Ferizaj kanë arrestuar një person i dyshuar për veprat penale ‘tregti e ndaluar’ dhe ‘kontrabanda e mallrave’.

Në njoftim thuhet se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit B.M 34-vjeçar, policia ka gjetur dhe konfiskuar:

-161.485  euro,
– 2320 franga zvicerane,
– 2300 dollar amerikan,
– 80.850 denar maqedonas,
– 696 kilogram mjaltë (produkt i dyshimtë pa prejardhje),
– 250 kilogram fasule (pa prejardhje),
– Një pushkë e gjatë (pushkë ajrore),
– Një revole,
– Një veturë dhe
– Një telefon.

“Për rastin me mallin e kontrabandë (mjalti dhe fasulja), është ftuar për trajtim njësia e Doganës së Kosovës. Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti, nën dyshim për përfshirje në veprat penale: ‘tregti e ndaluar’ dhe ‘kontrabanda e mallrave’”, thuhet në njoftim.

Pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës, me aktvendim nga prokurori kompetent, i dyshuari dërgohet në ndalim prej 48 orësh./Arbresh.info

Lexo edhe:  Fjalosja pas një aksidenti në Suharekë rezulton me një të vrarë