Policia gjobit 2 persona, që po bënin gara në aksin Gjilan-Kamenicë

Njësiti i policisë nga trafiku rajonal në Gjilan ka identifikuar dy kundërvajtës të cilët në aksi rrugor Gjilan-Kamenicë ishin duke zhvilluar gara të shpejtësisë me automjetet e tyre.

Të njëjtit po zhvillonin gara në zonën vendbanim, ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është 50 km/h.

Të njëjtëve, konform ligjit për rregullat në trafikun rrugor 08/L- 186 neni 51 paragrafi 4, u janë shqiptuar gjoba në vlerë prej 500 eurosh, pesë pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej 12 muaj.

“Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë:192; 0385045047001″ thuhet në njoftim të policisë.

Lexo edhe:  Të enjten seanca plenare e Kuvendit, këto janë pikat e rendit të ditës