Policia gjermane thotë se ka rritje të rrezikut për sabotim, pas arrestimeve në Serbi

Ministria e Brendshme e Gjermanisë ka paralajmëruar të mërkurën për një rritje të rrezikut për “aktiviteteve sabotuese” në vend.

Deklarata e zëdhënësit të Ministrisë gjermane pasoi arrestimin e 11 të dyshuarve në Serbi për shkaktim të incidenteve në Gjermani dhe Francë.

Të arrestuarit në Serbi akuzohen për nxitje të grupit për të kryer vepra penale, diskriminim racor dhe diskriminim të ndryshëm, si dhe spiunazh.

Ata u arrestuan në Smederevë më 29 shtator dhe dyshohen për hedhjen e ngjyrës së gjelbër në Muzeun e Holokaustit, në disa sinagoga dhe në një restorant hebraik në qendër të Parisit, si dhe për vendosjen e kokave të derrave pranë vendeve fetare myslimane në atë qytet.

Gjithashtu, ata shkruan mesazhe diskriminuese pranë Portës së Brandenburgut në Berlin.

“Shërbimet federale të sigurisë po hetojnë gjithashtu raste në të cilat individë dyshohet se janë rekrutuar nga shërbime shtetërore të huaja për të kryer akte të tilla”, tha Ministria e Brendshme gjermane për Radion Evropa e Lirë.

Ajo shtoi se këta individë, të njohur edhe si “agjentë me profil të ulët” ose “agjentë të konsumatorit”, shpesh rekrutohen përmes rrjeteve sociale dhe shërbimeve të mesazheve.

Lexo edhe:  Familjes nga Drenasi hajnat ia vjedhin lopët prej të cilave mbijetonin