Policia gjen automjetin që u vodh në Zubin Potok, shpallet në kërkim i dyshuari

Automjeti që u raportua i vjedhur në Zubin Potok tetë ditë më parë, është gjetur.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook.Policia ka bërë të ditur se kanë identifikuar të dyshuarin për këtë vjedhje, V.K., 22 vjeçar.

“Pas hetimeve intensive, njësia e hetimeve e Stacionit Policor Zubin Potok, pas informatave te pranuara nga rrugë operative, si dhe në bashkëpunim edhe me ankuesin ka identifikuar personin e dyshuar V.K, 22 vjeç, si dhe e ka vërtetuar vendndodhjen e automjetit të vjedhur në një fshat të komunës Ribariç në Serbi, të cilën ankuesi pastaj kishte shkuar dhe e kishte marrë. Rasti i vjedhjes ishte raportuar se ka ndodhur në natën mes datës 19 dhe 20 Prill të këtij viti ku vetura ishte vjedhur në oborrin e shtëpisë së ankuesit në Zubin Potok”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë prezantuar Prokurorit të Shtetit i cili ka urdhëruar që personin e identifikuar si të dyshuar ta fusin në stop-listë pasi që është në interes të Policisë që i njëjti të intervistohet

Lexo edhe:  I riu shqiptar vritet brutalisht nga një grup arabësh në Suedi, familja kërkon ndihmë për të sjellë trupin në vendlindje