Policia edhe dogana i “bie” autosalloneve në Vushtrri, lidhet me rastin Brezovica për fajde dhe shmangie tatimi

Policia e Kosovës më urdhër të Prokurisë Themelorë të Ferizajt është duke zhvilluar një aksion i cili lidhet me rastin “Brezovica”.

Këtë e ka konfirmuar për Dukagjinin kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari. Ndërkaq, Prokuroria në Ferizaj ka dhënë detaje rreth këtij aksioni.

Policia që në mëngjes nis aksionin në rastin “Brezovica”, dyshohet për “Fajde”, “Shmangie nga tatimi në pronë” dhe “Detyrim”
Gazetarët e Dukagjinit që janë në terren ka siguruar foto të këtyre auto salloneve që janë njëra nga caqet i aksionit të Policisë.

“..sot, është duke e realizuar një aksion, i cili ka rrjedhur në kuadër të hetimeve lidhur me rastin ‘Brezovica’, ku, me ç’rast gjatë këtij aksioni, janë kontrolluar dhe bastisur disa autosallone, shtëpi dhe lokale përcjellëse në lokacione të ndryshme, konkretisht në qytetin e Prishtinës, Ferizajt, Vushtrisë dhe Lipjanit, për shkak të dyshimit të veprave penale ‘Fajdeja’ nga neni 331 par.3 lidhur me par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ‘Shmangia nga tatimi’ nga neni 307 par.1 lidhur me par 3 të KPRK-së dhe ‘Detyrimi’ nga neni 328 par.2 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  Pasi u shtrenjtua ari, hajni vjedh stoli në vlerë prej 12 mijë eurove në Mitrovicë - arrestohet nga Policia