Policia e quan “kacafytje” dhunën e ushtruar ndaj lojtarëve të Lepencit, asnjë tifoz i arrestuar
Tre lojtarë të “KF Lepenci” kanë pranuar ndihmë mjekësore pas dhunës fizike që ndodh sot në sportin kosovar.
Ndeshja futbollistike mes dy klubeve kosovare “KF Lepenci” dhe “KF Sharri” është ndërprerë pasi lojtarët mysafir janë rrahur e sulmuar fizikisht nga tifozët e ekipit të Hanit të Elezit, shkruan Insajderi.
Dhuna ndodhi pasi lojatët fulluan të përleshen mes veti e më pas në fushë hynë edhe fitozët.
Dhuna nuk përfundoi vetëm në fushë. Tifozët kanë gjuajtu me gurë edhe minibusin që po trasportonte lojtarët nga qyteti.
Tre nga lojtarët kanë pranuar trajtim mjekësor, njofton policia për Insajderin.
Sipas njoftimit të tyre, asnjë person nuk është arrestuar.
Polica thotë se ndeshja u ndërpre për shkak të një “kacafytje”. Por, pamjet që ka sjellur Gazeta Insajderi dëshmojnë për dhunë të rëndë fizike. Goditje pas koke e në trup.
“Pak para përfundimit të ndeshjes, loja është ndërprerë nga referi kryesor, për shkak të disa kacafytjeve të lojtarëve në fushë. Pas përfundimit të ndeshjes, nën përcjellje të policisë, Njësisë së Reagimit të Shpejtë, në dalje të terminalit doganor në Han të Elezit nga disa persona është sulmuar me gurë minibusi i ekipit KF “Lepenci” ku është dëmtuar (thyer) një dritare nga gurët e hedhur. Në Qendrën e Mjekësisë Familjare nê Kaçanik, për lëndime të lehta trupore janë trajtuar tre persona. Për të gjitha këto veprime është njoftuar prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj dhe fillimisht është inicuar një rast “Asgjësimi apo dëmtimi i pronës” për procedura tjera hetimore në identifikimin e personave të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave për këtë rast”, tha Veseli për Insajderin.