Policia e parandalon një rast të kontrabandimit me mallra në kufirin Kosovë-Maqedoni e Veriut
Policia ka bërë të ditur se, në bashkëpunim me policinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, kanë parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra, në kufirin Kosovë-Maqedoni e Veriut, në fshatin Mjak të Vitisë.
Gjatë kontrollit janë gjetur rreth 108 kuti me këpucë të llojeve të ndryshme dhe rreth 100 komplete trenerka veshje sportive, për mallin pronari nuk kishte dokumente mbi prejardhjen.
Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit ‘kontrabandë me mallra’. Është bërë konfiskimin i automjetit dhe mallrave. I dyshuari lirohet në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e policisë.